BDI: ASh e Taravarit dhe Selës qëndron pas dhu*nës së pro*testuesve dhe ofendimeve të grave

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh neveri të thellë ndaj ten*tativave të Aleancës për Shqiptarët që të fsheh dorën e saj dhe përmes pro*testave të keqpërdorë tra*gjedinë e spitalit modular në Tetovë që tr*onditi gjithë vendin.
Marshi i djeshëm pro*testues i dhu*nshëm dhe ofendues nga pozitës së gruas shqiptare në përgjithësi është edhe një dëshmi e këtij qëllimi tinëzar.

Dëshmi e qartë se shprehja e dhu*nës dhe denigrimi i gruas shqiptare në pro*testat e djeshme mban vulën e Selës dhe Taravarit janë fotografitë e pro*testës, ku qartë shihet prezenca e anëtarëve të strukturës së lartë partiake të Aleancës për Shqiptarët, duke përfshirë këtu edhe nënkryetaren e degës së këtij subjekti Nurije (Nuka) Bajrami dhe jo vetëm, por edhe thirrjet e drejtpërdrejta të publikuara në Facebook nga Arben Zeqiri, drejtues për media tek ASh, për pjesëmarrje në pro*testa.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se në vend që të dë*nojnë dhe distancohen nga dhu*na dhe parolat ofenduese, Aleanca për Shqiptarët dëshmoi se përkrah gjestin e ulët të fyerjes ndaj pozitës shoqërore të gruas shqiptare dhe përkrah dhu*nën e pro*testuesve me dosje kr*iminele.
Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve dhe fton të gjitha partitë politike të mos e keqpërdorin dhimbjen e familjarëve të vi*ktimave për përfitime sipërfaqësore parazgjedhore politike.