E nisi karrierën si tekstshkruese e disa prej hiteve më të njohura në botë si “The Monster” e Rihannës dhe Eminem, “Me Myself and i’ i G Eazy” e të tjera, e më pas edhe duke kënduar.
Kështu e nis artikullin e saj BBC dedikuar këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha.
Në shkrim thuhet se edhe pse ka pasur një rrugë të vështirë drejt suksesit, Bebe kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj dhe vazhdoi për 10 vite me radhë të trokiste në dyert e ndryshme për të marrë atë që meritonte.
“Kam trokitur në shumë dyer derisa duart e mia u bënë si dhe blu… Derisa u gjakosën”, ka thënë 28-vjeçarja për BBC.
Në këtë shkrim thuhet gjithashtu se ashtu si dy këngëtaret e famshme Rita Ora dhe Dua Lipa dhe Bebe është pjesë e pushtimit shqiptar në listat botërore.
“Ka diçka në ujin e shqiptarëve. Ne jemi të fortë, jemi të ndërtuar si kuajt dhe ne mund të përballojmë çdo gjë”, thotë Bebe Rexha plotë krenari për shqiptarët.
Sipas BBC-së, babai i Bebes, Flamur, ka lëvizur për në SHBA kur ishte 21 vjeç dhe ka punuar punë të përkohshme që të mbante familjen.
“Mami dhe babi kanë punuar me të vërtetë shumë dhe asnjëherë nuk më kanë lënë të kuptoj se nuk kishim para”, ka treguar këngëtarja.