Bayern “special”, Mourinho mund të drejtojë bavarezët, bombë e Bild

Pas lamtumirës së tij me Romën, José Mourinho tashmë është gati të rikthehet të drejtojë një skuadër të madhe. Për të ardhmen e “Special One”, nuk mungojnë destinacionet ekzotike si Arabia Saudite, por këta të fundit s’preferohen shumë nga portugezi.

Një lajm bombë vjen nga Bild, ku shkruhet se, në rast të shkarkimit të Thomas Tuchel në fund të sezonit, klubi bavarez do të shqyrtonte mundësinë për të firmosur me Mourinhon.

Gjithsesi, shumë gjëra mbeten për t’u parë, pasi gjithçka varet nga ecuria në kampionat apo në Champions. Për 61-vjeçarin do të ishte hera e parë që do ulej në pankinën e një skuadre gjermane, pasi më karë ka udhëhequr ekipe të ndryshme në Portugali, Spanjë, Angli dhe Itali. Për vetë Mourinhon, emri i Bayern është mjaft tërheqës, pasi mund të luftojë për trofe.