Batuta e Arian Çanit: Shoferi mund të jetë me të dashurën, do ndahet nga gruaja

Gazetari i njohur Arian Çani hodhi disa batuta në Open në Top Channel teksa po transmetohej një operacion i policisë live.

Çani tha se transmetimi live i këtyre operacioneve mund të ndikojë në ndarjen e çifteve.

‘Shikoni ka diçka negative tek transmetimi live i operacioneve të policisë. Ai shoferi mund të jetë me të dashurën, televizioni transmeton live operacionin e policisë, e shikon gruaja dhe pastaj ndahen’- tha Arian Çani me shaka.

Ndërkohë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e kundërshtoi transmetimin live të operacionit të policisë duke e konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut.