Baton Haxhiu: Vetëvendosja ka harxhu më së shumti para në rrjete sociale

Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se më së shumti mjete financiare për rrjetet sociale ka shpenzuar partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka folur për periudhën 2011-2023, por thotë se shuma më e madhe financiare është shpenzuar gjatë periudhës 2019-2023.

”Paret më të shumta që kanë hy në rrjete sociale janë prej vitit 2019 deri në vitin 2023. Shumica e këtij 5.6 milionshi janë harxhuar në këtë periudhë”, ka thënë Haxhiu në Pressing të T7.

Haxhiu ka deklaruar se qëllimi ndër tjerash nuk ka qenë vetëm promovimi i partisë, por edhe kontestimi i të arriturave 20-vjeçare dhe sulmimi i të tjerëve përmes fushatave të ndryshme.

”Në faza të ndryshme, po e shpjegojmë Vetëvendosjen. Vetëvendosja fushatën negative është orientuar te militantët, te militantët për përforcimin e militanteve, fushata negative është ndërtuar te grupet analistike dhe neutrale dhe kontestimin e të arriturave të 20-vjeçare”, ka thënë Haxhiu.

Më tutje, ai ka deklaruar se VV-ja gjatë kësaj periudhe ka angazhuar tri kompani.

”Dhe këtu kanë punuar tri kompani, një është turko-greke, një është amerikane dhe tjetra izraelite. Kjo e fundit ka qenë më e ashpra në rrënimin e autoritetit të atyre që nuk binden”, ka thënë gazetari Haxhiu. (hopeclinical.com)