Baton Haxhiu: Po të mos ishte KFOR-i, sot do të mbanim zi për policët tanë

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar situatën në veri të vendit.
Ai ka pohuar se nëse nuk do të ishte KFOR-i, sot do të mbanin zi për policët tanë.

Gjithnjë sipas tij, policia jonë do të heshte në një situatë si ajo me të cilën u përballën ushtarët italianë e hungarezë, por dhe jo vetëm.

”Po mos të ishin ne do të mbanim zi për policët tanë. Po të mos ishte KFOR’i çfarë do të bënim? Mendo që Policia jonë do të heshte.

Ne mund të themi që Policia ka qenë në stadin e saj moral për vendin që përfaqësojnë, po të ishte dikush i pandërgjegjshëm pak dhe të kishte frikë aty masakra do të ishte e pashmangtë”, ka thënë Haxhiu në Pressing.