Baton Haxhiu: Gjermanët erdhën në Prishtinë dhe kërkuan autonomi për serbët në Veri

Baton Haxhiu ka deklaruar se diplomatë nga Gjermania kishin ardhur në Prishtinë dhe kishin kërkuar autonomi për serbët në Veri=.

Haxhiu në një debat me 23 qershor në emisionin “Real Story”, në News24, për politikën kosovare dhe kryesisht për idenë e ndryshimit të kufijve, ka pasur replika të ashpra me analistin kontrovers Fatos Lubonjën.

I pyetur nga Lubonja se pse Evropa është kundër ndryshimit të kufijve, ai ka thënë se për këtë është Gjermania kundër, ku edhe erdhën në Prishtinë kërkuan autonomi për serbët në Veri.

“Problemi kryesor pse Gjermania është, se Gjermania ka qenë, ka ardhur në Prishtinë dhe ka thënë se na e dojmë autonominë e serbëve në Veri, e qartë, ministri i Jashtëm”, tha Haxhiu.

“Evropianët e dhanë një propozim ku e themeluam asociacionin në Veri, ajo është thelbi”, tha Haxhiu.