Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëhet e ditur se sot (18.12.2021) në ora 14:30, zyrtarët policorë nga bastisja operative në bashkëpunim me Njësinë policore për intervenim-SPB Shkup në fshatin Batinc të Shkupit kanë arres*tuar M.XH. (21) dhe R.R. (24) nga Batinca. M.XH. kërkohej me urdhër në lidhje me nenin 123 (vrasje) të Kodit Penal të RMV-së.
Dy tanimë të arres*tuarit kur kanë vërejtur efektivët e policisë, M.XH. dhe R.R. tentuan të arratiseshin duke u hedhur nga kati i dytë i një shtëpie, ku ndodheshin por menjëherë u kapën. Gjatë ekzaminimit tek M.XH u gjet një pist*oletë me kornizë dhe nëntë fishekë si dhe një sasi e madhe parash, ndërsa te R.R. janë gjetur 27 plum*ba. Personat janë ndaluar tek stacioni policorë.