Basuner: Shoqëria në Maqedoninë e Veriut ka treguar arsyeshmëri impresionuese

Bashkëthemeluesi i Këshillit për Demokraci Politike, Kurt Basuner, në një intervistë për (MEDIAL)-n foli për zhgënjimin e tij lidhur me Deklaratën e Zagrebit, duke kritikuar “qasjen transaksionale” të BE-së ndaj politikave në dëm të vlerave themelore të saj.

Si e komentoni Deklaratën e Zagrebit?

Duket se gjëja kryesore është të theksohet se Ballkani Perëndimor është në përputhje gjeopolitike me Evropën. Ne dëshirojmë që të gjithë ta pranojnë se kemi bërë shumë për ju dhe fjalët “demokratike”, “I lirë” dhe “liberal” nuk shfaqen, ju mund ta interpretoni atë në atë mënyrë që disa shtete anëtare të BE-së nuk janë as demokratike dhe as liberale. Dhe mund ta shihni se kush po ndihmon Ballkanin Perëndimor. Për mua dërguan një mesazh dobësie dhe pasigurie, brendim në vend të substancës. Dhe kjo nuk është e mirë as për përkrahësit e BE-së, as për BE-në.

A do të thonit se Deklarata është një përgjigje ndaj deklaratave të Vuçiqit, deklaratave të tij të dashurisë ndaj Kinës dhe kritikës ndaj BE-së dhe mungesës së solidaritetit evropian?

Ky është nënteksti i gjithçkaje, kjo është ajo që iu dha drita jeshile Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që të fillojnë negociatat, kjo është ajo që ka bërë që BE-ja të tregojë se e di se çfarë po bën kolektivisht. Por kjo Deklaratë tregoi se në thelb nuk e di. Dhe kjo është për të ardhur keq, sepse problemi kryesor këtu është se nëse BE-ja dëshiron të kundërshtojë ndikimin e Kinës, Rusisë, etj. në rajon, atëherë nuk mund ta bëjë këtë në një mënyrë “transaksionare”, sepse kjo është pikërisht mënyra se si ato vende veprojnë, diplomacia transaksionale.

Atëherë, a mund ta lexojmë këtë në një mënyrë pozitive – që Vuçiqi i bëri një favor Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë?

Ky arbitrim me perëndimin, po e bën këtë për një kohë të gjatë, po e bën këtë me çështjen e Kosovës. Sigurisht, ai në mënyrë shumë efektive i vuri në lojë të gjithë kur ishte në një situatë krize dhe nxori në sipërfaqe një ndjenjë të pasigurisë gjeopolitike të Evropës, dhe drejtoi gishtin drejt Evropës në një mënyrë që tregon se ata nuk dinin ta poziciononin veten gjeopolitikisht. As Evropa nuk përdor mjetet e saj më të efektshme, dhe këto janë vlerat. Por kjo duhet të provohet në praktikë.

Basuner: Shoqëria në Maqedoninë e Veriut ka treguar arsyeshmëri impresionuese

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, a mendoni se është e mundshme që BE-ja të marrë vendim në konferencën e parë ndërqeveritare?

Kjo është e realizueshme dhe duke pasur parasysh që e kemi parë gjatë muajve të fundit, shanset ekzistojnë. Por unë mendoj se çështja qëndron se çfarë do të ndodhë pasi të fillojnë: nëse Qeveria në Maqedoninë e Veriut është e gatshme. Qeveria e Zaevit do të duhet të tregojë se është e gatshme.

Ju mendoni se nuk është e gatshme?

Nuk jam i sigurt

Pse?

Që nga viti 2015, kam shumë shpresa për vendin dhe shumë raste nuk janë përdorur, të gjitha vezët ishin vënë në shportën “Prespa”, dhe ka pasur shumë inkurajim për këtë, nuk ishte gabim, por në planin e brednshëm, për sa i përket drejtësisë kishte dobësi dhe për këtë arsye mendoj që njerëzit dekurajohen. Nuk mendoj se e gjithë faji duhet t’i vihet BE-së dhe se qeveria e Zaevit nuk ka marrë mbështetje. Kjo është një çështje e hapur.

Cilat mendoni se janë pikat e dobëta të vendit?

Sigurisht skandali i korrupsionit me PSP-në, nuk ka ndihmuar, njerëzit donin drejtësi, ata donin të shihnin një ndryshim të vërtetë në mënyrën e bërjes së politikës. Në vend të kësaj, gjithçka mbeti në një pozitë komode të duopolit të një partie të madhe etnike maqedonase dhe asaj shqiptare, kjo ishte receta, nuk pashë një ndryshim thelbësor në mënyrën e bërjes së politikës. Nuk ka dyshim se ka pasur përparim të vërtetë në marrëdhëniet fqinjësore, por shumica e njerëzve votojnë për çështjet e brendshme. Nuk mendoj se vëmendje e mjaftueshme i është kushtuar drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Kjo për mua është pika e dobët.

Ju thoni që nuk është plotësisht faji i BE-së, por Maqedonia e Veriut pret prej vitesh fillimin e negociatave, dhe për këto dobësi për të cilat po flisni, negociatat me BE-në mund të jenë nxitje …?

Ekzistonte në thelb një angazhim që nëse emri do të zgjidhej, rruga do të ishte e hapur dhe çështja u zgjidh por rruga nuk u hap, dhe kjo nuk ishte e drejtë. Absolutisht e vërtetë. Kështu që shpresoj që negociatat të fillojnë, por kjo duhet të jetë një qasje sociale. Çfarë lloj vendi duam, çfarë lloj strategjie zhvillimi kemi? Vendi juaj nuk është i vetmi në rajon në këtë rast. Unë ende nuk kam parë një vend që e di se çfarë lloj strategjie zhvillimi dëshiron në të vërtetë, në vend që të përdorë vetëm atë që BE-ja ofron për qëllime politike afatshkurtra. Ky vizion strategjik që u hap në vitin 2017 nuk u shfrytëzua. Dhe nuk mund të fajësoni faktorët e jashtëm që nuk keni një strategji të brendshme.

E kuptoj, por pikërisht për shkak të BE-së dhe Marrëveshjes së Prespës, duhej të bëhej një kompromis me drejtësinë për të arritur një shumicë prej dy të tretave për të kaluar marrëveshja. A nuk mendoni se drejtësia u sakrifikua pjesërisht për shkak të BE-së? Cila mendoni se është zgjidhja?

Po, është e vërtetë, nuk i shmang këto realitete. Dhe nuk është vetëm BE-ja, por i përfshij edhe Shtetet e Bashkuara. Doja të shihja një zgjidhje të thellë për të gjitha çështjet e kohës së Gruevskit, veçanërisht atyre incidenteve të errëta ndëretnike. Dhe zbrazëtia këtu I ndihmon vetëm forcat negative në rajon. Shoqëria në Maqedoninë e Veriut ka treguar arsyeshmëri impresionuese. Kishte dy incidente që kërcënuan të përshkallëzojnë tensionet etnike në vitin 2015 dhe vitin 2017 por njerëzit nuk erdhën në këtë “festë”, gjë që tregoi se janë hapur rrugët që nuk ishin zhvilluar plotësisht dhe shpresoj se ato do të jenë në të ardhmen. Sepse kjo është pjesë e asaj që do të duhet që vendi të ecë përpara.

Besoj se e keni parë që sipas renditjes më të fundit të Fridom Haus, të dy vendet që negociojnë me BE-në, Serbia dhe Mali i Zi, tani klasifikohen si regjime hibride, jo demokraci. Maqedonia e Veriut, e cila konsiderohet si e vetmja histori suksesi në rajon, ende nuk ka hyrë në negociata. Çfarë tregon kjo për BE-në?

Se BE-ja ka zvogëluar rëndësinë e vlerave në kurriz të prioriteteve dhe marrëdhënieve afatshkurtra. Vlerat e BE-së duhet të perceptohen në proces. Në atë grup (të regjimeve hibride) ekziston edhe Hungaria dhe kjo është e qartë se nëse BE nuk është në gjendje të zbatojë vlerat e saj, atëherë çfarë lloj klubi ndërtoni? Nuk janë vetëm vuçiqët në botë, ka edhe të tjerë, një pjesë përbërëse e atij grupi të demokracive jo-liberale që Orban dëshiron t’i shohë brenda. Dhe kjo na rikthen në Deklaratën e Zagrebit, se ishte diçka me të cilën ata mund të përballeshin sepse kishin nevojë për unanimitet në deklaratë, ajo mungesë ngjall dyshime, e cila inkurajon cinizmin, dhe cinizmi vetëm i ndihmon njerëzit të humbin interesin për politikën. Në vend të përdorimit të zhgënjimit për motivim, përdoret për apati siç është: “të gjithë janë të njëjtë”.

Në fund, do të dëshiroja t’ju pyesja për të komentuar kërcënimet që Bullgaria mund të bllokojë negociatat me Maqedoninë e Veriut për shkak të çështjeve historike dypalëshe?

Unë e shoh këtë si një shfrytëzim të faktit që procesi ishte “rrëmbyer”. “Le të shohim nëse mund të bëjmë presion për lëshime,” Unë e shoh këtë si oportunizëm të pastër, çështje të pazgjidhura që duhet të zgjidhen ose janë duke u zgjidhur përmes Marrëveshjes së Miqësisë, kështu që nuk është në frymën e asaj që është bërë para dy vjet e gjysmë, por tregon se nuk ka lidership në BE. Kur vendet si Bullgaria mund të rrezikojnë një proces që BE-ja kolektivisht dëshiron ta shtyjë përpara, ky është një problem që ne e shohim në të gjitha politikat e BE-së, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor. Ne shohim se si Shtetet e Bashkuara nga një shtylla u bënë problem në botë, rreth çështjes së Kosovës dhe ndarjes, nuk mund të veçoj se çfarë po bën Sofja nga pjesa tjetër, çdo agjendë e papërfunduar e çdo vendi në Ballkan mund të shtyhet pa e ndaluar njeri. Dhe kjo nuk është fryma e Deklaratës së Selanikut në vitin 2003, atëherë nëse dikush provoi diçka të tillë ata do të parandaloheshin, tani të gjithë mund të provojnë atë që dëshirojnë dhe të shohin se deri ku mund të shkojnë.

Si mendoni se qeveria duhet të reagojë për këtë çështje me Bullgarinë?

Shkupi duhet t’i drejtohet Brukselit, jo Sofjes. Dhe të thotë qartë se se askujt nuk i duhet kjo për momentin, në vend që të ballafaqohet drejtpërdrejt me Sofjen sepse kjo do të ushqejë një cikël negativ.