Bastri Bajrami arsyetohet: “Nuk isha në protestë se nuk jam në Shkup, i mbështes protestuesit”

Deputeti i zonës së Haraçinës, Bastri Bajrami, nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka sqaruar se nuk ka qenë sot i pranishëm në protestën e bashkëqytetarëve të tij kundër EVN-së, për shkak se nuk ndodhet në vend. Ai thotë se si deputet i kësaj zone e mbështet plotësisht protestën e qytetarëve, sepse sipas tij, nuk mundet që për shkak të disa qytetarëve të papërgjegjshëm të penalizohet një komunë e tërë. Për Bajramin ky është një rast i paprecedentë ku bëhet diskriminim kolektiv i një vendbanimi. Ai thotë se çështjen do ta iniciojë në Kuvend.