Më datë 20.12.2023 në Vinicë, zyrtarë policorë nga NJPB Vinicë, kanë privuar nga liria F.A.(19) nga Vinica. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 3000 copë mjete të ndryshme piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me prokurorin publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal.