Bastisje në Tetovë, gjendet heroinë tek një person i cili ishte në kërkim


Policët e SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës, dje (22.11.2023) kanë bastisur shtëpinë dhe objektet ndihmëse të shtetasit A.E., 47 vjeçar, banues në Tetovë, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg.

Gjatë kontrollit, në ambientet e përdorura nga A.E, i cili mungonte në moment, iu gjet heroinë dhe iu sekuestrua si dhe sende me mbetje heroine.
Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj A.E. do të vijojë një parashtrim i duhur sipas nenit 215 të Kodit Penal.