Gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 17:45, është arrestuar 41-vjeçari J.S. nga Shkupi, për shkak se policia gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ka gjetur drogë,l.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marijuanë, disa pako me degë e gjethe të bimës së kanabisit, fara kanabisi dhe një pako me lëndë të zezë viskoze. Personi është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.