Sot (16.11.2023) në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë në SPB Shkup, i kanë hequr lirinë G.C.(31) dhe A.N.(19), të dy nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të ushtruar me urdhër të gjykatës në banesën ku ndodhej G.C. dhe ku u gjet edhe A.N., u gjetën më shumë se dy kilogramë amfetaminë, rreth gjysmë kilogrami marijuanë, një peshore dixhitale, para dhe një armë dhe të konfiskuara.
Pasi çështja të jetë zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, atyre do t’u dërgohet një raport përkatës.