Bastisje në Shkup, kapet dileri me një kilogram e gjysmë drogë


Një 25-vjeçar nga Shkupi është arrestuar sot pasi në shtëpinë e tij policia ka gjetur një kilogram e gjysmë marihuanë.

Me datë 16.11.2023, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB Shkup, me urdhër të marrë paraprakisht nga gjykata, kanë kryer bastisje në shtëpinë e B.A.(25) nga Shkupi. Gjatë kontrollit u gjetën tre thasë me marijuanë me peshë totale rreth një kilogram e gjysmë. B.A. është privuar nga liria dhe është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës me procedurë të shpejtë, thuhet në raportin e MPB-së.