Disa pistoleta, municion dhe materie të pluhurit të bardhë janë gjetur gjatë bastisjes te një shkupjan 38 vjeçar.
Nga MPB-ja kumtuan se nëpunësit e policisë të Departamentit për Polici Kriminalistike, Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme dhe SPB Shkup – Njësiti për Tregti të Palejuar, pas urdhrit gjyqësor të marrë paraprakisht për bastisje në një shtëpi dhe hapësira të tjera, kanë kryer bastisje te T.Ç (38) nga Shkupi.
T.Ç është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal deri te PTHP kompetente