Bastisje në Shkup, arrestohet një diler droge

MInistria e Punëve të Brendshme njofton se sot (14.09.2022), zyrtarët policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti ilegale, pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër per bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë e F. M. (25), ku u gjet marihuanë. Personi në fjalë është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës penal./KlanMacedonia/