Bastisje në Shkup, arrestohen 16 persona!

Gjatë ditës së djeshme (04.02.2023) në zonën e Shkupit, sipas informatave të marra, Departamenti i Policisë Kriminale në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup pas urdhëresave të gjykatës, kanë bastisur shtëpi dhe disa objekte.

Nga 19 lokacione ku janë ndaluar 16 persona për ekzistimin e shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paligjshme të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve, si dhe pesë prej tyre janë ndaluar në lidhje me dijeninë e një vepre tjetër penale. Gjatë kontrolleve u gjet një sasi e madhe parash me origjinë nga shitja e drogës, të dhëna për persona të cilëve u shitej droga…

Pas dokumentimit të rasteve, personat do t’i kalojnë prokurorisë kompetente.