Bastisje në Ohër, dy anëtarë të këshillit zgjedhor kanë fotografuar lista të votuesve dhe fletëvotime

Më datë 05.06.2024, pas të dhënave operative të siguruara paraprakisht për fotografimin e listës së zgjedhësve dhe fletëve të votimit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 24.04.2024, gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhër për bastisje në banesën dhe ambientet ndihmëse të M.M. (51) nga Ohri dhe T.C.T (44) nga Ohri, anëtarë të këshillit zgjedhor të propozuar nga një parti politike.

Gjatë bastisjes u gjetën dy celularë, në të cilët u gjetën foto të listës së votuesve me të dhëna personale të votuesve në listën e votuesve, foto të fletëve të votimit me numër të rrethuar, të cilat ishin dërguan nga votuesit sk dëshmi se kishin hedhur votën për një kandidat, më pas ishin shpërndarë në një grup komunikimi të krijuar në një aplikacion komunikimi celular.

Dy personat janë intervistuar në komisariat. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme janë thirrur edhe persona të tjerë për të siguruar prova shtesë për veprën penale nga neni 149 i KP “keqpërdorimi i të dhënave personale” dhe vepër nga neni 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse.