Gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, ar*më dhe lëndë të rrezikshme arr*estuan I.D.(45) dhe D.D.(45), të dy nga Ohri. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhuri e bardhë dhe disa kartëmonedha denarë dhe euro.
Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policor të Ohrit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.