Ba*stisje në Hasanbeg, arr*estohet i riu nga Shkupi


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm në Hasanbeg të Shkupit kanë arr*estuar një 21-vjeçar i cili ak*uzohet për disa vj*edhje në Shkup. Nga MPB njoftojnë se gjatë ba*stisjes që është realizuar rreth orës 06:00 mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e të riut janë gjetur gjësende nga dy gra*bitje.

“Është privuar nga liria D.H. (21) nga Shkupi, pasi dyshohet se është autor i gra*bitjeve, njëra në një shoqëri financiare në rrugën “Metodij Andonov Çento”, e kryer më 27.10.2021, dhe tjetra në një lokal bastesh në “Rr. Maxhari” me datë 17.09.2021.”, theksojnë nga MPB.