Sot në orët e hershme të mëngjesit në Hasanbeg dhe Haraçinë policia ka kryer bastisje në disa lokacione.
Në aksionin në fjalë kanë marrë pjesë edhe forcat speciale. Jo-zyrtarisht janë arrestuar 20 persona.
Aksioni është konfirmuar edhe nga MPB-ja nga ku pritet që së shpejti të dalin me komunikatë për media.
Ndryshe në këtë pjesë të Shkupit është vërejtur një numër i madh i forcave të policisë.