Më 11.07.2024 në orën 10:25, nga oficerët e policisë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale në Gostivar dhe të Njësisë Policore në Çegran është arrestuar A.N. (54) nga fshati Çajle.
Gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij, e kryer me urdhër gjykate, u gjetën marihuanë dhe hashash, të paketuara për shitje të mëtejshme.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.