Bastisje në Çair të Shkupit, gjendet heroinë, arrestohet dileri

Sot (08.01.2024), zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm e kanë privuar nga liria I.S.(46) nga Shkupi. Gjegjësisht, pas marrjes së një urdhri gjyqësor, punonjësit e policisë bastisën shtëpinë e tij në zonën e Çairit, gjatë së cilës i janë gjetur tre pako me lëndë pluhuri kafe (heroinë) me peshë totale rreth 14 gram, një peshore dixhitale dhe një sasi e madhe parash.
Personi është arrestuar dhe ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës me procedurë të shpejtë.