Në një aksion anti-dr*ogë që u realizua dje në Manastir, janë arrestuar babai 56 vjeçar me iniciale Z.Zh. dhe biri 25 vjeçar me iniciale T.Zh.
Në ora 17:30, me urdhër gjyqësor policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tyre dhe në veturën “Mercedes” të T.Zh, ku janë gjetur dhe marrë mar*ihuanë, para në vlera të ndryshme dhe mjete të tjera që dalin nga vepra penale.
“Gjatë bastisjes, babai i tij Z.Zh ka penguar policët në kryerjen e detyrës zyrtare. Ata u arrestuan në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime adekuate”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme