Bastisja në Leposaviq, Policia sekuestron afër 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë e mbi 10 mijë euro

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer të enjten në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq, nën dyshimin për shpëlarje të parasë dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Policia ka bërë me dije se gjatë bastisjes janë sekuestruar 5 milionë e 772 mijë e 313 dinarë serbë, mbi 57 mijë dollarë amerikanë, rreth 11 mijë euro dhe rreth 3 mijë franga zvicerane.

Policia njofton se po ashtu Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit.

SHPËRLARJE E PARASË & KEQPËRDORIM I AUTROIZIMEVE EKONOMIKE

“Rr. 24-Nëntori, Leposaviq / 20.05.2024 – 11:30. Lidhur me rastin, me 12.09.2024 njësitet policore kanë kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serb, 57,626.00-dollarë amerikan, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Aksioni ishte kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbisë, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash që ka pas të bëjë me Bankat më herët. Nga ai vend janë konfisku prova materiale si dokumente, kompjuter, para të gatshme etj dhe ai vend është bllombu”, kishte deklaruar dje zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani. /Reporteri.net/