MPB ka njoftuar se me 28.09.2024, oficerët e policisë nga SPB Tetovë në orën 14:00 e kanë privuar nga liria M.M. (23) nga Tetova. Pas një urdhri gjyqësor të marrë më parë, është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse në Tetovë, ku është gjetur marihuanë dhe një grimcues me mbetje marihuane. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet një parashtresë përkatëse.