Bastiset shtëpia e një policit në Shkup, i gjendet drogë

Policët, të premten rreth orës 17:00, hynë në shtëpinë e një 25-vjeçari nga Shkupi me një urdhër për bastisje. Djaloshi, i cili jeton në Karposh dhe është koleg i tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është një polic i stacionit policor në Gjorgje Petrovi. Gjatë bastisjes, i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai u ndalua në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi e përshtatshme, njoftojnë nga MPB.