Bastiset shtëpia e 52-vjeçarit nga Shkupi, policia i gjen lloje të ndryshme të lëndëve narkotike dhe peshore digjitale

Mbrëmë është bastisur shtëpia e një 52-vjeçarit nga Shkupi ku policia i ka gjetur lloje të ndryshme të lëndëve narkotike, shkruan Pa Censurë.

“Më 11.10.2024, në orën 00:30, oficerët e policisë nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup arrestuan D.T. (52) nga Shkupi. Pas një urdhri gjyqësor, u krye një kontroll në shtëpinë ku ai banon në rajonin e Kisella Vodës, në automjetin e tij “Toyota” dhe në hapësirat e bodrumit që përdor. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, lëndë pluhur e bardhë, lëndë pluhur kafe, fara të bimës kanabis, lloje të ndryshme tabletash dhe dy peshore digjitale. Personi është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet një kallëzim penal përkatës në Prokurorinë Publike”, thuhet në njoftimin e policisë. Pa Censurë