Bastiset shtëpia e 33-vjeçarit nga Poroj i Tetovës, i gjenden kokainë, marihuanë dhe hashash

MPB njofton se sot (03.07.2024), efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin H.H.(33) nga Poroj i Tetovës. Për arsye se, nga ora 07.30 deri në orën 08.30, pas një urdhri gjyqësor të marrë, është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse, ku u gjetën dhe u konfiskuan kokainë, marihuanë dhe hashash. H.H. është mbajtë në stacionin policor dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse. Pa Censurë