Me datë 25.10.2024, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin I.Xh. (46) nga Tetova, për arsye se gjatë bastisjes së kryer me urdhër gjyqësorë në shtëpinë e tij dhe hapsirat ndihmëse është gjetur dhe konfiskuar heroin dhe substancë e panjohur pluhuri. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Me datë 25.10.2024 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin I.H. (49) nga Tetova, pasi që gjat bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe hapsirat ndihmëse është gjetur dhe konfiskuar heroinë. I.H. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
…..