Bashkimi Evropian me 66 milionë euro ndihmë që Maqedonia e Veriut të përballet me krizën nga koronavirusi

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend thotë se gjeneratorët, tendat, batanijet, dyshekët që dje u paralajmëruan si mbështetje për vendin janë siguruar përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së prej ku u kërkua ndihmë. Për përballje me pasojat nga kriza me KOVID-19, thonë nga Delegacioni i BE-së, Unioni siguroi 66 milionë euro, të paralajmëruara para disa javësh.Plotësisht, thonë nga atje, kërkohet për vendin të sigurohen 160 milionë euro përmes kredive, me qëllim që të mund të përballet me pasojat fiskale. Donacioni i parë nga materiale urgjentisht të nevojshme, ku ka edhe respiratorë, do të ndahet nesër.

“Për shkak të keqkuptimeve që u paraqitën lidhur me ndihmën nga BE-ja për vendin që të përballet me situatën e shkaktuar nga Kovid-19, Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut dëshiron t’i azhurnojë informatat për distribuimin e donacionit prej 66 milionë eurove, të publikuar prej para disa javësh. Katër milionë euro janë për materiale urgjentisht të nevojshme mjekësore, ndërsa dërgesa e parë, e cila i përfshin edhe po aq të nevojshëm edhe respiratorët, do të bëhet nesër, tre milionë euro janë për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore – procedurat janë në rrjedhë dhe do të realizohet në javët në vazhdim, nëntë milionë euro janë për mbështetje të drejtpërdrejtë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që do të fillojë të realizohet në vjeshtë, ndërsa 40 milionë euro – fonde, gjithashtu, për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, por edhe masa aktive për punësim, për çka, siç cekin nga BE-ja, po bëhen dakordimet e fundit me Qeverinë, me qëllim që transha e parë e mjeteve të zhvendoset në Buxhet pas përfundimit të verës. Gjithashtu , 10 milionë euro janë alokuar për nevoja të mundshme shëndetësore dhe të tjera urgjente të cilat mund të paraqiten në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e delegacionit të BE-së në vend.

Krahas këtij donacioni, Delegacioni i BE-së së bashku me partnerët e kyçur është në rpoces të përgatitjes së rikahëzimit të mundshëm të fondeve nga projekte rrjedhëse drejt atyre urgjente dhe masa për rikuperim lidhur me krizën e shkaktuar nga KOVID-19. BE-ja aktivizon mekanizma të ndryshëm për ndihmë të mëtutjeshme dhe mbështetje të RMV-së për përballje me krizën nga koronavirusi.

“Dje Komisioni evropian i propozoi Këshillit të Unionit dhe Parlamentit evropian të sigurojë 160 milionë euro për ndihmë makro financiare për buxhetin e vendit në formë të kredive, në mënyrë që të mund të menaxhojnë me pasojat fiskale nga kriza. Maqedonia e Veriut ka të drejtë të jetë e lidhur me Marrëveshjen evropiane për furnizime publike për pajisje mjekësore dhe sistemin për sinjalizim të shpejtë të BE-së për sëmundje ngjitëse. Bashkimi Evropian është në proces të lirimit të eksportit të pajisjes mjekësore në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në kumtesë.

Si vend partner, shtojnë nga Delegacioni i BE-së, Maqedonia e Veriut ka mundur të kërkojë ndihmë përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, që rezultoi me dërgesë së gjeneratorëve., tendave, batanijeve, dyshekëve dhe kompleteve për higjienë. Krahas ndihmës nga BE-ja, vendi gjithashtu merr edhe ndihmë bilaterale nga vende anëtare të Unionit.

“Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të saj janë aleati dhe partneri më i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në këtë krizë. Ne do të vazhdojmë të tregojmë solidaritet dhe mbështetje në përballjen me këtë sfidë të përbashkët”, thuhet në kumtesën nga Delegacioni i BE-së.