Bashkia e Selenicës merr dy vendime pas masakrës: Marrim përsipër shpenzimet e varrimit


Bashkia e Selenicës ka marrë dy vendime pas masakrës së ndodhur dje në fshatin Resulaj ku Ridvan Zykaj vrau 8 të afërm të tij, mes tyre 2 të mitur.

Kryetari i Bashkisë së Selenicës Përparim Shametaj deklaroi në një prononcim se në orën 13:00 të ditës së sotme pritet mbledhja e Këshillit Bashkiak ku pritet të miratohen 2 projektvendime.

“E kemi mbledhjen në orën 13:00, një orë para ceremonisë së varrimit. Janë dy projektvendime që çojmë në këshillë. Bëhet fjalë për të shpallur një ditë zie pas ditës së varrimit dhe për të marrë përsipër shpenzimet e ceremonive mortore të 8 viktimave”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Selenicës Përparim Shametaj