Bashkësia Islame e Kosovës, Ipeshkëvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, së bashku sot do të dalin me qëndrim rreth kodit civil që pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.
Konferenca do të mbahet nga ora 17:00, në selinë e Bashkësisë Islame.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ipeshkëvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, sot, më 23 shkurt 2022, në orën 17:00h, do të dalin me qëndrim të përbashkët për nismën e institucioneve të vendit për miratimin e projektligjit të Kodit civilit të Kosovës”.
“Bashkësitë fetare tradicionale të shqiptarëve do të përfaqësohen nga prijësit më të lartë ty tyre:
Naim ef. Tërnava, Myfti i Kosovës;
Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovë;
Fehmi Cakolli, Pastor i Kishës Protestante Ungjillore;
Votim Demiri, Kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës”.
Takimi mbahet në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ku pritet që të nënshkruhet edhe deklarata e përbashkët.
Një debat i madh është nxitur ditëve të fundit rreth këtij Projektkodit civil, sidomos tek pjesa e lejimit të martesës mes gjinive të njëjtë.