Bashkësia Islame dhe komuna e Prishtinës varrosin serben që s’e kishte askënd

Një e moshuar serbe ka ndërruar jetë të shtunën në Shtëpinë e Pleqve, por që s’e kishte asnjë familjar për ta varrosur.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në njoftimin për vdekjen e saj ka thënë se për arsye që s’dihen as institucionet fetare të cilës ajo i takonte nuk ishin aty për ta varrosur, prandaj edhe e ka marrë në përgjegjësi që varrimin e saj ta organizojë Bashkësia Islame e Kosovës dhe komuna e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Ahmeti falënderoi BIK-un dhe tha se humaniteti ka rëndësi.
“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falënderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”.