Bashkësia Fetare Islame e RMV mbetet e habitur me paraqitjen e Kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë


Bashkësis fetare islame e RMV mbetet e habitur me paraqitjen e Kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë, andaj e kupton si një aktë jo qëllim mirë që ngrit tensione ndërfetare dhe ndërnacionale.

Objektet fetare janë nevojë e besimtarëve, dhe me ndërtimin e Xhamisë si dhe me ndërtimin e Kishës kah moti u plotësuan nevojat e besimtarëve të krishter dhe mysliman, andaj çdo objekt fetar që ngritet për tê treguar superioritet apo provokim vërtetë nuk i shërben qëllimit kryesor drejt Zotit, pra Kryqi i ngritur në Kodrën e diellit është një provokim dhe si i tillë në këto momente i paqëlluar dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet ndërnjerëzore
Andaj, ngritja e çdo objekti fetar duhet të jetë me qëllim të shërbinit ndaj Zotit, afrimit mes njerëzve, paqës dhe bashkjetesës” thuhet në reagimin e BFI-së