Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja nga ngjarja

“Burri më ka telefonuar rreth orës 1 pa 10 minuta dhe vetëm më ka thënë: “Thirr një ambulancë, jam i plagosur.Ishte një kontroll rutinë, kanë ndalur automjetin, kanë marrë dokumentet.

Vrasësi iu ka buzëqeshur në fytyrë”, nis rrëfimin për gazetën serbe “Blic” Gordana Illiq, bashkëshortja e Vjekoslav Illiqit (50), polici i cili u plagos nga të shtënat në Loznicë.Gazetarët e “Blic” e gjetën Gordanën në shtëpinë familjare ku ajo jeton me bashkëshortin e saj.

Ajo nisi të kujtojë gjithçka që ndodhi në natën fatale dhe gjithashtu tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshorti nga shtrati i spitalit, i cili ishte qëlluar në shpatull.“Ka qenë një kontroll rutinë, kanë ndalur një veturë dhe kanë marrë dokumentet dhe vrasësi po i buzëqeshte në fytyrë. E pyetën se ku po shkonte, ai u përgjigj se po shkon te një shok në Sarajevë. I morën dokumentet dhe burri im ka shkuar në veturën e policisë për të kontrolluar. Derisa ishte i kthyer me shpinë, një plumb e goditi, më pas dëgjoi të shtëna të tjera, por Nikollën nuk e pa askund. Burri im u pengua mbi një shkurre dhe ra, vrasësi me siguri mendoi se kishte vdekur”, tregon gruaja e policit të plagosur