Bashkëshortja e këngëtarit: Jam shumë xheloze për Shpat Kasapin

Duket se gjërat shkojnë vaj në marrëdhënien e Shpat dhe Selvije Kasapit, të cilët gjatë intervistës së tyre në emisionin “Rudina” janë shprehur me shumë konsideratë për njëri-tjetrin. Por, të ngacmuar edhe nga pyetja e Rudina Magjistarit, ata zbuluan edhe se mes tyre ka shpesh edhe grimca xhelozie.

Rudina Magjistari: Kush është më shumë xheloz për tjetrin nga ju të dy?
Shpat Kasapi: Të dy. Pak më shumë Selva, por nuk e shpreh.
Rudina Magjistari: Ti i thërret Selva shkurt?
Shpat Kasapi: Po, Selva.

Rudina Magjistari: Tingëllon bukur. Pra bëhesh ti më shumë?
Selvije Kasapi: Më shumë, por nuk e shfaq, nuk e pengoj, e ka profesionin e atillë që deshe, s’deshe.
Shpat Kasapi: Sa e mirë që është!

Rudina Magjistari: Kështu që duhet të jesh e përgatitur gjithmonë dhe ta menaxhosh xhelozinë.
Selvije Kasapi: Po, ka disa faza që del.
Selvija tregoi se pavarësisht se tashmë ajo punon si grimiere, është diplomuar për Arkitekturë, megjithëse e bukura dhe estetika janë pasioni i saj më i madh.