Bashkëshortja e Gjikollit: Një zemër e mirë u ndal, t’du përjetë!

Zëvendësdrejtori i Telegrafit dhe ish-reperi i njohur i grupit WNC, Arlind Gjikolli ka ndërruar jetë sot në moshë të re.

Lajmin për shuarjen e tij, e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e Gjikollit, Vjosa Loci Gjikolli.

Ajo ka shkruar shkurt, duke thënë se një zemër e mirë u ndal sot.

“T’du përjetë”, ka shkruar ajo.