Bashkëshorti i Jankullovskës: Erdh në shtëpi, do të kujdeset për familjen dhe do të kërkojë punë

Vllatko Ilievski, bashkëshorti dhe avokati i ish ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila pas tre viteve doli nga “Idrizova” thotë se Jankullovska ka ardhur në shtëpi, do të kujdeset për familjen dhe do të kërkojë punë.
“Praktikisht erdh në shtëpi dhe ju kthye punëve të përditshme- të përkujdeset për familjen dhe të mendojë për angazhim profesional në të ardhmen. Do t’i respektoj drejtimet e zyrës së provës dhe Ligjit për sanksione”, tha Ilievski për TV24.
Lirimi me kusht zgjat deri 30 shtator 2024 dhe ajo nuk do të kthehet në burg nëse deri atëherë nuk bën ndonjë vepër të re penale.