Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismaili prej kohësh është në një lidhje dashurie me biznesmenin turk Hussein Usta.
Të dy si duket kanë gjetur shpirtin binjak dhe këtë e tregojnë përmes postimeve dhe dedikimeve që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Usta nuk lë rast pa treguar dashurinë e madhe ndaj këngëtares dhe një partner si ai do të ishte perfekt për çdo vajzë. Ai nuk ka pritur kurrë raste speciale për të shprehur gjithë dashurinë për Gentën siç ka bërë dhe së fundmi. Usta ka publikuar në Instagram një foto me Gentën dhe ka shkruar fjalët më të bukura për të.
“Ti je njeriu i parë që dua të shikoj kur të zgjohem në mëngjes dhe njeriu i vetëm që dua të puth dhe t’i them natën e mirë. Hera e parë kur pashë duart e tua nuk mund ta imagjinoja se mund t’i mbaja unë. Të dua, sepse e di që ti je gruaja me të cilën do të martohem dhe ti do të më bësh njeriun më të lumtur në botë”, shkruan Usta në dedikimin romantik për Gentën.