Bashkëpunëtori i presidentit Rugova, mocioni ndaj Kurtit: Pazaret dhe skenarët do të jenë jetëshkurtër


Njëri nga themeluesit e LDK-së, Hafiz Gagica ka komentuar seancën e mbrëmshme të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se beson fuqishëm se ndryshimin pozitiv askush nuk mund ta përmbys përmes konjukturave politike, sepse këtë ndryshim po e kërkon qytetari i Republikës së Kosovës.

“…i cili sot është më i vetëdijshëm se kurrë, sidomos nga mbrëmë e ka shumë të qartë, se korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi politik i ka rrënjët e shtrira në të gjitha mekanizmat e shtetit të Kosovës, dhe për ta zhduk këtë të keqe kërkohet punë si dhe përkushtim i shumanshëm. Mbase, krejt pazaret dhe skenarët tjera do jenë jetëshkurtër, sepse qytetari i ynë pasi që të kaloi kriza e pandemisë globale, pra në kushte normale, do ta jep përsëri votën e vetë për ndryshime pozitive në zgjedhjet e ardhshme të lira dhe demokratike”, ka shkruar ai

Postimi i plotë:

Qytetarët e Republikës së Kosovës, përveç ankthit nga virusi i pa dukshëm Korona i cili me shpejtësi po e rrezikon njerëzimin, po përballën edhe me “virusin” e politikës së mbrapshtë e cila është bërë shumë shqetësuese!

Në kohë emergjencash njerëzore të luash role komike, tregon se do bëhesh shembull qesharak në botën që të rrethon, dhe këtë vlerësim po e japin shkrimet dhe komentet e shtypit botëror, të cilat po e vlerësojnë shumë drejt mënyrën dhe atmosferën e rrëzimit të djeshëm të qeverisë së Kosovës, ç’është më e keqja, në kohë të rrethanave emergjente shëndetësore.

Ndërsa në rrethana normale në aspektin politik, ligjor dhe demokratik do ishte në rregull një akt i tillë, por në aspektin moral dhe human kjo nuk mund të harrohet, por as fakti se ky koalicion qeverisës ishte rezultat i votave për ndryshim me 6 tetorit 2019, i cili koalicion mbrëmë u rrëzua nga deputetet për ta pengue ndryshimin në dobi të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Megjithatë, unë besoj fuqishëm se ndryshimin pozitiv askush nuk mund ta përmbys përmes konjukturave politike, sepse këtë ndryshim po e kërkon qytetari i Republikës së Kosovës, i cili sot është më i vetëdijshëm se kurrë, sidomos nga mbrëmë e ka shumë të qartë, se korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi politik i ka rrënjët e shtrira në të gjitha mekanizmat e shtetit të Kosovës, dhe për ta zhduk këtë të keqe kërkohet punë si dhe përkushtim i shumanshëm. Mbase, krejt pazaret dhe skenarët tjera do jenë jetëshkurtër, sepse qytetari i ynë pasi që të kaloi kriza e pandemisë globale, pra në kushte normale, do ta jep përsëri votën e vetë për ndryshime pozitive në zgjedhjet e ardhshme të lira dhe demokratike.