Bashkëfshatarët rr*ahin disa anëtarë të një familje në Sfillare

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 43-vjeçar nga Sfillara e Shkupit ka raportuar në polici se ai dhe disa anëtarë të familjes së tij janë sulmuar fizikisht nga bashkëfshatarët e tij.

“Më datë 06.05.2024 në ora 18:20 në SPB-Shkup, A.M. (43) nga Sfillara e Poshtme ka raportuar se në fshat, ai, djali i tij i mitur dhe vëllai i tij M.M. dhe A.SH. janë sulmuar fizikisht nga B.M., R.M. dhe A.M., të gjithë nga fshati Sfillarë e Poshtme, të cilët kanë përdorur edhe sende të forta. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.