Basha: Votat u blenë me eurot e koncesioneve, be*teja sapo ka filluar!

Kreu i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga oborri i Partisë Demokratike deklaroi se Edi Rama ka blerë votat.
‘Miliona euro të hedhura në këtë blerje industriale të votave. Edi Rama ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me njerëz si Tom Doshin’, tha ndër të tjera Basha.
Për kryedemokratin, këto zgjedhje nuk kishin asnjë lidhje me demokracinë duke akuzuar se votat janë vjedhur nga Rama e për të justifikuar humbjen e tij, ka renditur disa arsye.

Fjalimi i plotë:
Të dashur shqiptare dhe shqiptarë, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj,
Teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi qytetet dhe fshatrat tona, mbi malet dhe luginat e Shqipërisë, një tjetër hije po avitet në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve anembanë këtij vendi dhe kudo ku ndodhen.
A është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim, për Shqipërinë demokratike normale dhe të zhvilluar, për Shqipërinë Europiane.

Kemi shumë vite që lu*ftojmë për demokracinë
U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë, jemi një popull që beson tek demokracia. Beteja jonë për demokraci ka vijuar pandërprerë çdo çast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj, ne lu*ftuam për demokracinë.

Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do fitonim dhe do ti kthenim Shqipërisë demokracinë.
Por këtë herë kjo nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.
Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale. Ata ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjdhor duke thyer të gjithë rregullat. Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë dhe dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve.

Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve.
Ata përdorën milionat e koncesioneve të ko*rruptuara, vo*dhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kr*iminelët dhe bandat, kërc*ënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median duke e bërë edhe më të madhe ma*sakrën elektorale.

Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të kr*imit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e kr*imit në listat e tij.
Dhe pavarësisht gjithë kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri. Ne u bëmë më të fortë. Ne jemi më të vendosur se kurrë.

Kushdo që mendon se ne do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë!
Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Ne do vazhdojmë të lu*ftojmë me gjithçka kemi për demokracinë.
Do vazhdojmë të lu*ftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne.
Po u dorëzuam ne, Shqipëria s’ka më asnjë mundësi. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Dua t’ju falënderoj të gjithë ju, vëllezër dhe motra, shqiptare dhe shqiptarë kudo ku jeni,
Dua të falënderoj anëtarët dhe mbështetësit tanë, ekipin tonë të mrekullueshëm dhe aleatët tanë të koalicionit, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe vullnetarët e panumërt për angazhimin e tyre të pashembullt.
Mbi 600,000 shqiptarë votuan për ne, dhe sollën shpresë për Shqipërinë.
Të rinj dhe të reja, të moshuar, gra dhe burra, nga i gjithë vendi.

Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme.
Faleminderit për besimin tuaj. Dhe ju premtoj sot: nuk do t’u zhgënjejmë kurrë
Ne do lu*ftojmë për ju! Do lu*ftojmë për qindra mijëra qytetarë që votuan për ne dhe për ata të cilëve nuk ju numërua vota. Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort.

Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush dhe para Shqipërisë.
Nata që ka rënë sonte do të largohet dhe dielli do të ngrihet përsëri nesër mbi horizont. Dielli i shpresës për Shqipërinë. Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë.

Dhe të fortë, ne do lu*ftojmë çdo ditë, Ne do të lu*ftojmë çdo orë,
Për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tone, për familjet tona për fëmijët tanë. Be*teja sapo ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund, deri në fitore!
Demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë.
Falemnderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!