Basha: Rama po mbyll Ora News për të mbytur zërin kritik të Sonila Meços

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vendosi sot mbylljen e televizionit, Ora News për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit. Për këtë ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se, për të mbytur zërat kritikë, Rama gjobit dhe mbyll mediat.

“RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë.”, shkruan Basha