Basha: Qeveria shqiptare të ofrojë asistencë shëndetësore edhe në Luginën e Preshevës


Kreu i PD, Lulzim Basha i kërkoi sot qeverisë shqiptare që të ofrojë asistencë mjekësore në Luginën e Preshevës.
Basha shprehet se Lugina është duke u përballur me pasojat e COVID-19.

“Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor.

Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues”, shkruan Basha.