Basha: Gjuha kërc*ënuese e Beogradit i përket të shkuarës, Kosova është e pavarur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.
Basha, përmes një postimi në Twitter, shprehet se gjuha kërc*ënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot.

“Gjuha kërc*ënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”, ka shkruar Basha.

“Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, ka shkruar ai.