Basha: Do dërgojmë pas hekurave Edi Ramën dhe Erion Veliajn

Pas përfundimit të protestës, kreu i PD-së, Lulzim Bashës tha se do të vijojë që të mbështesë protestat e artistëve dhe të qytetarëve duke filluar nga e rradhës që do të jetë ditën e mërkurë në orën 17:30.

Ai u shpreh se me ardhjen në pushtet do të vendosin pas hekurave të gjithë përgjegjësit duke filluar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“Të gjitha protestat dhe kudo që të ketë protesta PD-ja do të jetë në krah të tyre. Shpresa e Edi Ramës se përmes frikë dhe terrorit do të shuante shpresën mori fund. Shkatërrimi i teatrit është fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur 7 vjet. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe clirmtar.

Unë dhe PD-ja i qëndrojmë kontratës për rindërtimin e teatrit në vendin ku ishte si ishte dhe dërgimin para hekurave të atyre që janë përfshirë nga Edi Rama te Erion Veliaj. Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milionët eurot e shqiptarëve, koha e tyre po mbaron. Nuk do të ketë një tjetër aferë 30 mln euro për 1 apo 2 oligarkë” tha ai.