Bardhyl Meta: “Më mirë sot në protestë se sa mu kaçumitë muajin tjetër me atë tipin që t‘çkyqë rrymën”


Opinionisti Bardhyl Meta ka treguar se do të marrë pjesë sot në protestën e organizuar nga PSD, kundër shtrenjëtimit të rrymës.
Meta thotë se më mirë sot në prostesë se sa mu “mu kaçumitë muajin tjetër, vet‘a‘vet, me at‘ tipin që t‘çkyqë rrymen dhe at‘ tjetrin t‘Përmbaruesit!”.

Postimi i plotë:
n‘Ora 14:00 te Sheshi Zahir Pajaziti
– Ma mirë me dal n‘Protestë bashkë me t‘tjerë – sot, nesër e pasnesër…- sesa mu kaçumitë muajin tjetër , vet‘a‘vet, me at‘ tipin që t‘çkyqë rrymen dhe at‘ tjetrin t‘Përmbaruesit!

P.S. Ata që i kemi mandatue me i kry këto punë n’Parlament, s’po na kuptojnë:
– Pozita osht „kap“ (me gjasmë) nga KEDS e ZRrE, kurse
– Opozita, dikush është nxanë me pushime për skijime, tjerët janë udhëzu/urdhëru t‘ja fusin gjumë ariu!