Nga Bardhyl Mamuti
Kur krimineli luan rolin e viktimës
Të dashur miq,
Olsi Yazikxhi, që me aq kënaqësi deklaroi se kishte për qëllim të provokojë “kombëtarët” dhe dëshironte “të kruhet me shqiptarët e Maqedonisë”, sapo lexoi shkrimin tim, mori lemerinë. Në portalin e tij “Gazeta impakt”, Olsi Yazikxhi shkruan në vetën e tretë, për t’u paraqitur si viktimë, gjoja e kërcënuar nga Bardhyl Mahmuti, “ekstremisti maqedon”, që “shkruan gjysëm turqisht”.
Kjo pjellë bastardësh që fyen identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, duke i etiketuar se gjoja shumica e shqiptarëve të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, Kërçovës flasin turqisht në shtëpi e tyre dhe se gjoja kanë prejardhje turke, torbeshësh ose boshnjakësh, ka pafytyrësinë të paraqitet si “viktimë”!
Këta mercenarë, të cilëve gjatë “trajnimit për historian” u janë dhënë tituj “shkencorë”, nuk pushojnë, për asnjë çast, të vjellin vrer kundër çdo gjëje shqiptare. Në emër “të së drejtës për të shprehur mendimin lirshëm”, ata përbaltin identitetin tonë kombëtarë, pa çarë kokën se cenojnë rëndë ndjenjat e tjetrit.
Këtyre mercenarëve me “tituj shkencorë”, që përdridhen si manekine para kamerave, u dhemb kur u them që të mos kruhen me “shqiptarë”, se do ta marrin si Selam këngën e Unikkatilit.
Jo vetëm Olsi Yazikxhi, por të gjithë mercenarët e llojit të tij, që paguhen për të fyer identitetin e shqiptarëve, duhet ta kenë të qartë se ne e respektojmë të drejtën e tyre të bëhen legenë, madje legenë të llojit sllav që ne “kombëtarët” i kishim nëpër qelitë e burgjeve jugosllave. Por, mos u kruani me shqiptarët, sepse dardha e ka bishtin prapa!
Të bashkangjitur keni shkrimin e Olsi Yazikxhi me kompani për të krahasuar se kush shkruan “gjysmë turqisht” e jo “gjysëm turqisht”!
Ekstremisti maqedon Bardhyl Mahmuti kercenon me dhune historianin nga Tirana